Arkivi

Gusht 2015
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31

Vizat për shtetasit e Kosovës

Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Ishujt Maldive. Për të udhëtuar në vende tjera, shtetasve kosovarë iu lëshohet viza në Ambasadat e këtyre vendeve ose në Ambasadat përgjegjëse për lëshimin e vizave përkatëse.  
Nëse vendi në të cilin do të udhëtojë shtetasi i Kosovës nuk ka Ambasadë të akredituar në Kosovë, ose Ambasada e akredituar nuk bën lëshimin e vizave, atëherë pajisja më vizë mund të bëhet në Ambasadën më të afërt të atij vendi.

Ambasadat dhe zyrat diplomatike të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në Republikën e Kosovës janë:   

-    Ambasada Bullgare në Prishtinë
-    Ambasada Britaneze në Prishtinë
-    Ambasada Finlandeze në Prishtinë
-    Ambasada Gjermane në Prishtinë
-    Ambasada Hungareze në Prishtinë
-    Ambasada Italiane në Prishtinë
-    Ambasada Kroate në Prishtinë
-    Ambasada Norvegjeze në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Danimarkë)
-    Ambasada Sllovene në Prishtinë ( bëhet lëshimi i vizave edhe për Latvi)
-    Ambasada Zvicrane në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Austri dhe Francë)
-    Zyra Diplomatike Belge (bëhet lëshimi i vizave edhe për Holandë dhe Luksemburg)
-    Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë
-    Zyra Ndërlidhëse Kineze në Prishtinë
-    Zyra Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë

Disa nga ambasadat të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në shtetet fqinje dhe regjion:

-   Ambasada Amerikane në Shkup, MAQEDONI
-   Ambasada Çeke në Shkup, MAQEDONI   
-   Ambasada Suedeze në Shkup, MAQEDONI
-   Ambasada Rumune në Shkup, MAQEDONI
-   Ambasada Polake në Tiranë, SHQIPËRI ose Shkup, MAQEDONI
-   Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, SHQIPËRI dhe Shkup, MAQEDONI
-   Ambasada Izraelite në Ankara, TURQI dhe në Beograd, SERBI
-   Ambasada Indiane në Beograd, SERBI


*Rekomandohet që para udhëtimit shtetasit të marrin informacionin pranë Ambasadës ose Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit të destinacionit lidhur me procedurat e pajisjes më vizë.

Stay Connected with MFA

Selimi priti shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula

30.07.2015

Prishtinë, 30 korrik 2015 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në një takim pune shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula. më shumë

Selimi për “Danas”: “Do të kërkojmë anëtarësimin edhe në organizata të tjera”

23.07.2015

Prishtinë, Beograd, 23 korrik 2015 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen beogradaase “Danas”, ku është shprehur se...më shumë