Përgjegjësitë
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Organizata Ndërkombëtare janë:
- Në bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat qeveritarë të Republikës së Kosovës, udhëheq aktivitetet që ndërlidhen me organizatat ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në këto organizata.
- Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse dhe ministritë e linjës lidhur me anëtarësimin dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
- Prioritizon marrëdhëniet shumëpalëshe me secilën nga organizatat ndërkombëtare dhe jep rekomandime për inicimin e marrëveshjeve shumëpalëshe lidhur me anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nisma shumëpalëshe.
- Realizon komunikimin dhe zhvillon bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me organizatat ndërkombëtare;
- Identifikon dhe krijon një arkiv të komunikimit zyrtar dhe të dhënave për marrëveshjet shumëpalëshe që lidhen me pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
- Mban kontakte të rregullta me misionet diplomatike të Kosovës, në veçanti me misionet diplomatike multilaterale, dhe këshillon në lidhje me çështjet që ndërlidhen me organizatat ndërkombëtare;
- Përgatit dhe përditëson dosje të kompletuara dhe të detajuara për organizatat ndërkombëtare, veçanërisht për Kombet e Bashkuara, agjencitë e saj dhe Këshillin e Evropës.