Petrit Selimi

Petrit Selimi

Petrit SELIMI (1979) është emëruar në qershor 2011 si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës. Ai po ashtu është anëtar i Komisionit special shtetëror për liri fetare dhe është emëruar si Koordinator Nacional për implementimin e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal me Serbinë.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Selimi ka filluar një varg programesh novatore në diplomaci publike, dialogun ndërfetar dhe ka filluar Strategjinë Nacionale për Diplomaci Digjitale. Në dy vitet e para të angazhimit ai ka siguruar fonde prej më se 3.5 milionë eurosh nga donacionet për projekte të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nga donatorët si Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Punë të Jashtme dhe Commonwealth, Fondacioni George Soros, Fondacioni i mirëbesimit Tony Blair, Qendra Ndërkombëtare e Mbretit Abdullah për Dialog Ndërfetar, etj. 

Para se t’i bashkohej MPJ, Selimi garoi për një ulëse në parlament për Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet në zgjedhjet nacionale të vitit 2010. Para kësaj, ai punoi nga viti 2006 deri në vitin 2010 si konsulent privat për marrëdhënie publike dhe rreziqet politike, duke ofruar këshilla për kompanitë dhe institucionet si NASDAQ-listed Telenor ASA, Institutin Nacional Demokratik, Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, RWE AG, Reiffeisen Investment, Lazard, etj.

Në periudhën 2005-2006 Selimi ishte një nga themeluesit dhe Drejtori i parë ekzekutiv i të përditshmes Express të botuar në Prishtinë. Iu bashkua Expressit pas punës si këshilltar për media dhe demokratizim në Misionin e OSBE-së (2003-2004). Gjatë punës në OSBE, Selimi filloi programin për gjuhën e shenjave për personat me pengesa në dëgjim që ende vazhdon të jepet nga transmetuesi publik në Kosovë. 

Në të nëntëdhjetat, Selimi ka qenë aktiv edhe si veprimtar për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, duke qenë një nga themeluesit e “Postpesimistëve”, rrjetit të parë të OJQ-ve rinore nga ish-Jugosllavia (1992-1998). Ishin edhe fitues të Cmimit të OKB-së për Paqe dhe Tolerancë.

Viteve të fundit ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Soros në Kosovë dhe Bordit Ekzekutiv të Fondacionit Ballkanik për të Rinj të Presidentit Ahtisaari.

Flet rrjedhshëm shqipen, anglishten, norvegjishten dhe serbishten. Selimi ka bachelorin e përfunduar në Antropologji Sociale nga Universiteti i Oslos dhe ka studiuar për në MSc në fushën e Mediave dhe Komunikimit në London School of Economics, si fitues i bursës Chevening. Ai ka mbajtur ligjërata në fusha të ndryshme në Universitetin Yale, Universitetin e Tiranës, Chatham House, Institutin irlandez për çështje ndërkombëtare dhe evropiane, etj. 


 

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë