Drejtori i Përgjithshëm


 

z. Fatmir Haxholli
Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike
Fatmir.Haxholli@rks-gov.net
+383 (0) 38 200 77 153

 

 

 


Fatmir Haxholli jeton në Prishtinë, është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

z.Fatmir Haxholli posedon ekspertizë të pasur, e cila vjen nga puna me qeverisjen qendrore dhe lokale, si dhe nga puna shumë-vjeçare me organizata ndërkombëtare dhe jo qeveritare.

Si rezultat i profesionalizmit të lartë, arritjeve akademike, si dhe përvojës në udhëheqje të projekteve dhe komponenteve tematike, z.Haxholli ka arritur që me sukses t’i shërbejë proceseve dhe zhvillimeve strategjike në kuadër të qeverisjes, jetës institucionale, si dhe asaj publike.

Angazhimi i vazhdueshëm i z.Haxholli, në procese të reformave institucionale, ka bërë që ai të merret edhe si referencë kredibile mediatike dhe civile, duke i kontribuar kështu proceseve zhvillimore në Kosovë.

Konkretisht, z.Haxholli në të kaluarën ka qenë i angazhuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, si: Organizata për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP), Deutsche Geselleschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Lux Development, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), apo si bashkëpunëtor i organizatës “FOL”, dhe organizata tjera të shoqërisë civile, ku ka treguar performancë dhe rezultate të dalluara.

Përveç punës së lartcekur profesionale, z.Haxholli po ashtu ka kontribuar edhe si Këshilltar Politik për Qeverinë e Republikës së Kosovës për dy mandate. Më saktësisht z.Haxholli ka qenë Këshilltar Politik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po ashtu, si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të tij, si student i dalluar, z.Haxholli ka arritur të përzgjidhet në programin e bursave të Bashkimit Evropian “Young Cell Scheme” Scholarship, me anë të së cilit synohej mbështetja dhe fuqizimi i administratës publike. Për më tepër, gjatë studimeve në shkenca politike z.Haxholli ka qenë edhe bursist i Konrad-Adenauer-Stiftung.

z.Haxholli ka mbarur studimet Bachelor në Shkenca Politike në Prishtinë dhe studimet Master në Mbretëri të Bashkuar në Studime Bashkëkohore Evropiane, University of Sussex, Brighton.

z.Haxholli ka treguar rezultate te shkëlqyeshme në komunikim me publikun dhe qasje diplomatike ndaj çështjeve politike të ndjeshme në Kosovë, gjë që e ka bërë atë pikë referuese dhe vlerë për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjatë përvojës së tij të hulumtuese dhe profesionale, ai ka qenë pjesëmarrës në konferenca, tryeza, seminare dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare, si i nominuar i institucioneve apo organizatave për të cilat ai ka punuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, z.Haxholli, ka një numër të certifikimeve në fushën e menaxhmentit, etikës dhe integritetit profesional, komunikimit me publikun, të cilat do t’i gërshetojë me punën e tij profesionale me synimin që ta zhvillojë Akademinë Diplomatike dhe ta bëjë atë epiqendër të ofrimit të trajnimeve, hulumtimeve dhe rrjetëzimit të diplomatëve.

z.Haxholli ka qenë pjesë e disa projekteve hulumtuese të cilat kanë rezultuar me publikime. Në këto hulumtime, ai ka qenë bashkautor i përpilimit të raporteve dhe publikimeve.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30