Për Akademinë

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës është themeluar më 8 mars 2012 me vendimin e Qeverisë nr. 03/65, si institucion publik që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që shërbejnë nëpër misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit. Akademia në fushën e politikës së jashtme, do të ndërmerr detyra që kanë karakter edukimi, trajnimi dhe këshillimi si dhe karakter hulumtues.

 

Akademia Diplomatike është institucion i pavarur, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë (diplomatike) profesionale të diplomatëve dhe shërbyesve tjerë civil që merren me çështje ndërkombëtare apo punojnë në një ambient ndërkombëtar.

Akademia Diplomatike ka për qëllim të arrijë këtë duke:

  • Identifikuar nevojat dhe kërkesat e shërbyesve civil, në bashkëpunim me MPJ-në,
  • Mbështetur MPJ-në në përcaktimin e kritereve objektive (reale) për rekrutimin e anëtarëve të rinj të stafit, 
  • Përkrahur MPJ-në në zgjedhjen e kandidatëve, bazuar në këto kritere,
  • Dizajnuar kurse të specializuara bazuar në nevojat dhe kërkesat e identifikuara,
  • Zgjedhur pjesëmarrës për aktivitetet e veta trajnuese bazuar në kriteret specifike, varësisht nga kursi,
    • Organizuar programe vjetore të trajnimit për diplomatë të rinj,
    • Organizuar programe specifike të trajnimit për diplomatë të nivelit të mesëm dhe nivelit të lartë,
    • Organizuar programe të specializuara të trajnimit (psh. në negociata ndërkombëtare, diplomaci publike, institucione të BE-së, organizata ndërkombëtare ose avokim efektiv),
    • Organizuar kurse hyrjeje (induksioni) për të tjerë zyrtarë të MPJ-së (staf jo diplomatik),
  • Vlerësuar pjesëmarrësit në kurset e veta dhe duke nxjerrë raporte për MPJ-në dhe institucionet tjera të përfshira, lidhur me pjesëmarrjen e suksesshme,
  • Lëshuar certifikata për pjesëmarrësit që në mënyrë të suksesshme kanë përfunduar aktivitetet e tyre të trajnimit,
  • Organizuar ligjërata të përgjithshme, seminare, punëtori, e-konferenca dhe aktivitete të tjera, me qëllim të ngritjes së aftësive të përgjithshme të diplomatëve dhe shërbyesve të tjerë civil, 
  • Vlerësuar aktivitetet e veta dhe përcaktuar ndikimin e tyre,
  • nxjerrë një buletin vjetor mbi aktivitetet e veta dhe zhvillimet në diplomaci,
  • koordinuar, bashkëpunuar dhe ndërtuar marrëdhënie me partnerët e vet strategjikë dhe institute të tjera të specializuara për trajnime, qofshin vendore dhe ndërkombëtare; Akademi Diplomatike që merren me trajnime diplomatike dhe ngritje të kapaciteteve, si dhe duke përfshirë ekpertizen e jashtme në vetë kurrikulën e Akademisë Diplomatike.

 

Akademia Diplomatike ka për qëllim të bashkojë përvojën dhe ekspertizën vendore dhe ndërkombëtare - siç parashihet në rregulloren me nr. 01/2012 mbi funksionimin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës - për t'u bërë kështu institucioni kryesor për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Kosovë. Deri në fund të vitit 2017, Akademia Diplomatike do të ketë trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm dhe shërbyesve tjerë civil, që punojnë në çështje ndërkombëtare apo në një ambient ndërkombëtar, si dhe do të ketë zhvilluar kapacitetet e veta didaktike dhe organizative për të krijuar kurrikulën, që do të plotësojë në mënyrë efektive nevojat e trajnimit për MPJ-në dhe Ministritë tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, Akademia Diplomatike do të forcojë kapacitetet e Kosovës për të promovuar interesat e veta dhe për të marrë pjesë në mënyre efektive në ambientin ndërkombëtar. 


Akademia Diplomatike e Kosovës përbëhet nga 4 anëtarë të stafit: drejtori, zyrtari i lartë në AD, zyrtar i lartë për trajnime dhe zhvillim dhe një asistent administrativ, kurse selia e AD-së gjendet në Prizren.  

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31