Mbahet mbledhja e Bordit të Akademisë Diplomatike

Prishtinë, 17 janar 2020 - Nën kryesimin e drejtorit të përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, Fatmir Haxholli së bashku me dy drejtorë nga Akademia Diplomatike, Dren Zeka dhe Kaltrina Ademi, është mbajtur mbledhja e Bordit të Akademisë Diplomatike.

Fillimisht, anëtarët e Bordit u njoftuan rreth aktiviteteve të organizuara nga Akademia Diplomatike gjatë tre muajve të fundit, duke përfshirë përmbylljen e trajnimit për diplomatët e rijn dhe fillimin e programit trajnues “Fullbright”, për nivelin e lartë menaxherial të ofruar nga Prof. Dr. Kenneth Mcdonald.

Në kuadër të këtij takimi u diskutua rreth plan-programit trevjeçar të Akademisë Diplomatike, si dhe organizimi i aktiviteteve në të ardhmen, duke përfshirë trajnimet, konferencat dhe publikimet në fushën e diplomacisë publike, diplomacisë ekonomike, komunikimit ndërkulturor etj.

Në përmbyllje të këtij takimi, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, falënderoi anëtarët e bordit për kontributin e tyre në ngritjen profesionale të Akademisë Diplomatike, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Bordit të Akademisë në përmbushjen e objektivave të AD-së.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30