Akademia Diplomatike inauguroi Sallën e Trajnimeve

Prishtinë, 29 tetor 2019 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj në fushën e trajnimeve për stafin e ri diplomatik dhe zyrtarët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Prishtinë, 29 tetor 2019 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj në fushën e trajnimeve për stafin e ri diplomatik dhe zyrtarët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të mërkurën, Akademia ka inaugruar Sallën e Trajnimeve, e cila do t’i shërbejë organizimit të trajnimeve, seminareve e puntorive tematike të ndryshme, me qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që do të shërbejnë në misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Aktualisht, Akademia Diplomatike po vazhdon me trajnimin intensiv të kontigjentit të diplomatëve të rinj dhe zyrtarëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka për qëllim shtimin e kapaciteteve diplomatike e konsullore, në mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore, si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Përveç Sallës së Trajnimeve, Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës synon të krijojë edhe hapësira të tjera që do të plotësojnë nevojat e saj, përfshirë sallën për organizimin e video-konferencave, si dhe këndin e bibliotekës i cili do të pajiset me literaturë dhe publikime të fushës së politikës dhe diplomacisë.


Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30