AMBASADORI ISMAILI TAKOI AMBASADORIN E AUSTRISË NË KOSOVË

Prishtinë, 01 prill 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili takoi ambasadorin e austrisë në Republikën e Kosovës Sh.T.Z. Gernot Pfandler.

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe ambasadës së austrisë në Republikën e Kosovës.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Pflandler, duke falenderuar ambasadorin Ismaili për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ka dhuruar në formë të donacionit një koleksion librash për biblotekën e Akademisë Diplomatike, si shenjë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Gjithashtu ambasadori Pflandler, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Akademisë së Vjenës për Akademinë Diplomatike, duke nënvizuar se Akademia Diplomatike e Vjenës është e gatshme të ofroj ligjërues si dhe materiale shkencore varësisht nga nevojat e Akademisë Diplomatike të Kosovës.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka falënderuar ambasadorin Pflandler për donancionin si dhe për vizitën në Akademinë Diplomatike të Kosovës duke vlerësuar lartë ndihmën e shtetit dhe popullit austriak drejt zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30