AMBASADORI ISMAILI PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN NGA AGJENCINA TURKE TIKA, BISEDOHET PËR BASHKËPUNIM ME TURQINË

Prishtinë, 21 qershor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili ka pritur në vizitë delegacionin nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), me ç ‘rast është takuar me udhëheqësin e kësaj agjencie, Hasan Burak Ceran.

 
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen ndërmjet Akademisë Diplomatike dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.
 
Shefi i kësaj agjencie, Hasan Burak Ceran, ka falenderuar ambasadorin Ismaili për mikëpritjen dhe bashkëpunimin korrekt. Ai ka theksuar se Turqia vazhdon të mbështes republikën e Kosovës dhe popullin e saj në fushat ekonomike, shkencore dhe kulturore. Ndër tjerash z. Ceran, ka theksuar se janë duke mbështetur projekte që lidhen gjithashtu me bujqësinë dhe fusha të tjera.
 
Nga ana tjetër, drejtori I Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka falënderuar udhëheqësin e TIKA-s, Hasan Burak Ceran, për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Akademinë Diplomatike duke vlerësuar lartë ndihmën e këtij agjencoioni në kuadër të zhvillimit të republikës së Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30