Drejtori i Departamentit për Çështje Rajonale mban ligjëratë në Akademinë Diplomatike

Prishtinë, 07 Qershor 2018 – Përgjegjësia dhe detyrat e departamentit për çështje rajonale, ishin pjesë të ligjeratës nga drejtori i Departamentit për Çështje Rajonale, z. Fitim Gllareva.

Në kuadër të kësaj ligjerate z. Gllareva sqaroi detyrat e Departamentit për Çështje Rajonale në formulimin dhe përcaktimin e interesit rajonal të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve në mes të shteteve të rajonit, si dhe duke sqaruar pozicionin e Republikës së Kosovës në kuadër të anëtarsimit në organizatat rajonale.


Pas përfundimit të prezantimit të pranishmit kanë ngritur edhe pyetje në lidhje me mbarëvajtjen e punës së departamentit për çështje rajonale, në një debat konstruktiv dhe interaktiv.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31