Ambasadori Ismaili priti në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev

Prishtinë, 17 nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, z. Nedialtcho Dimitrov Dantchev.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Ambasades së Bullgarisë në Kosovë, si dhe planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Akademisë Diplomatike dhe Institutit Diplomatik të Bullgarisë në fushën e trajnimeve të diplomatëve të rinjë dhe organizimin e ligjeratave të ekspertëve të ndryshëm në vitin që vjen.

 

Gjatë këtij takimi u bisedua po ashtu rreth vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm, ambasadorit Beqiri me datat 20-22 në Sofje, me ftesë të drejtoreshes së Institutit Diplomatik të Bullgarisë, znj. Mihaylova si dhe takimeve tjera me institucionet relavante në Sofia.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31