Edicioni i katërt i Shkollës Diplomatike për diplomat të rinj

Prizren, 2 Tetor 2017 – Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, po mbahet konferenca e katërt me radhë e Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj dhe me përfaqësim nga vende të ndryshme të botës, me temën “Të drejtat e Njeriut dhe Demokracia”.

Pas hapjes solemne të edicionit të katërt të Shkollën Diplomatike, Konferenca vazhdoi me mbajtjen e fjalimeve nga paneli i përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ambasadori Beqir Ismaili, Drejtori i Akademisë Diplomatike të Unviersitetit të Loughborough-it si dhe themeluesi i më shumë se 20 Akademive Diplomatike, z. Nabil Ayad, Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Malit të Zi, znj. Satka Hajdarpasiҫ, Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Maqedonisë, znj. Adelina Marku si dhe z. Jan-Axel Voss nga Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Kosovë.


Gjatë diskutimeve Drejtorët nga Akademitë Diplomatike të vendeve të rajonit ndanë vështirësitë dhe përparësitë të cilat lidhen me punët e një diplomati.


Pas përfundimit të diskutimeve, u mbajtë ligjërata e parë për edicionin e katërt të Shkollës Diplomatike nga Drejtori i Akademisë Diplomatike të Universitetit të Loughborough z. Nabil Ayad mbi dinamikën e Diplomacisë.


Në fund, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike z. Ismaili mbajti nga një takim me secilin nga panelistët ku u diskutua forcimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Akademive Diplomatike, me qëllim të përfitimit të diplomatëve të rinj gjatë përfaqësimit të shtetit të tyre.

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31