Ambasadori Ismaili vizitë në Egjipt, në fokus forcimi i marrëdhënieve bilaterale

Kajro, 2-3 maj 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Egjipt, ku ka takuar zyrtarë të lartë të këtij shteti. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë vizitës dy ditore, ambasadori Ismaili ka takuar zëvendës ministrin egjiptian të Punëve të Jashtme për Çështje Evropiane, ambasadori Ihab Nasr. Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm në shumë fusha, sikurse në atë të kulturës, ekonomisë, etj.

Po ashtu, ambasadori Ismaili është pritur edhe në Komisionin pwr Punw tw Jahstme të Parlamentit tw Egjiptit. Në takim me anëtarët e këtij komisioni është biseduar për bashkëpunimin në mes dy Parlamenteve, si dhe shkëmbimin e vizitave. Ata kanë falënderuar ambasadorin Ismaili për pritjen që i kishin bërë autoritetet kosovare gjatë vizitës së delegacionit egjiptian, në shkurt të këtij viti.

Ambasadori Ismaili ka takuar në Kajro edhe Sheikun e Al - ‘Az’ Harit, Ahmed Tajib. Me këtë rast, Sheiku Tajib është shprehur i gatshëm për mbështetjen e marrëdhënieve bilaterale midis Al – ‘Az’ Harit dhe institucioneve kulturore, fetare e shkencore të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është diskutuar edhe për mundësinë e ofrimit të bursave për studentët nga Kosova.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori Ismaili ka zhvilluar një takim edhe me kryemyftiun e Egjiptit, Shawki Alaam. Kryemyftiu egjiptian ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Bashkësinë Islame të Kosovës përmes trajnimeve të ndryshme në të cilat marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit. Ai ka njoftuar ambasadorin Ismaili se shumë shpejtë do ta vizitojë Kosovën.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, i pari i Akademisë Diplomatike, ambasadori Ismaili ka takuar edhe kryetarin e Këshillit egjiptian për Politikë të Jashtme, ambasadori Munir Zahran. Në këtë takim është theksuar gatishmëria e këtij institucioni egjiptian për të vazhduar bashkëpunimin me Akademinë Diplomatike të Republikës së Kosovës, kjo pas nënshkrimit disa vite më parë të memorandumin të mirëkuptimit. Ambasadori Ismaili dhe ambasadori Zahran u dakorduan që të organizojnë një konferencë të përbashkët në Egjipt ose Kosovë.

Në përmbyllje të vizitës në Egjipt, ambasadori Ismaili ka takuar edhe ambasadorin Muhamed Shakir, ish kryetar i Këshillit egjiptian për Politikë të Jashtme, lobues i njohur për Kosovën, i cili ka premtuar përkrahjen për Kosovën në të gjitha institucionet ku angazhohet.

Ambasadori Ismaili ka takuar edhe personalitete dhe intelektualë të tjerë nga Egjipti.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30