Përfundon edicioni i tretë i punëtorisë “Gjuha për diplomaci” në Qendrën Marshall

Garmisch-Partenkirchen, 24 mars 2017 – Organizuar nga Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall, ka përfunduar edicioni i tretë i punëtorisë tre-javore “Gjuha për diplomaci”.

Pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin pesë zyrtarë kosovarë (katër diplomatë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe një nga Kuvendi i Republikës së Kosovës), si dhe një diplomat ukrainas. 

 

Përveç zhvillimit të njohurive në fushën e korrespodencës diplomatike në gjuhën angleze dhe stileve të shkrimit të dokumenteve të ndryshme të nevojshme në diplomaci dhe administratë publike, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të marrin pjesë edhe në ligjërata të ndryshme për tema të çështjeve të sigurisë. Ky aktivitet ka shërbyer edhe si forum i komunikimit me pjesëmarrës nga shtete të tjera në aktivitete të tjera në këtë institucion, me qëllim të zgjerimit të rrjetit të kontakteve. 

 

Në fund, pjesëmarrësit janë pajisur me diploma si dhe me qasje të përhershme në bibliotekën elektronike të Qendrës Marshall. Ky aktivitet do të vazhdojë të mbahet edhe viteve të tjera.  

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30