Vizitë në Akademinë për Siguri Publike

Vushtrri, 7 shkurt 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili realizoi një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Ismail Smakiqi.

Krahas përshëndetjeve të ngrohta, temë kyçe e këtij takimi ishte bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve, si dhe njohja për së afërmi me aktivitetet e të dyja akademive. Në këtë takim gjithashtu morën pjesë Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Z. Bejtush Gashi, Zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim i Akademisë Diplomatike Z. Enis Xhemaili dhe zyrtarë të tjerë nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31