Organizohet trajnim për çështje konsullore

Prishtinë, 17 tetor 2016 - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Departamentin për Çështje Konsullore (DÇR), Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), si dhe Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ka organizuar trajnimin pesë ditorë për çështje konsullore, që mbahet nga 17 deri më 21 tetor 2016.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja me shërbimet konsullore të stafit diplomatik të MPJ-së të ngarkuar me çështje konsullore nëpër misione në botë, si dhe për stafin e çështjeve konsullore në MPJ.


Në ceremoninë hapëse të këtij trajnimi, Ibrahim Shabani, Drejtor i Departamentit për Çështje Konsullore, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm trajnimin, ka thënë se  “trajnimi që organizohet nga Akademia Diplomatike në bashkëpunim edhe me ARC-në dhe IKAP, është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrësit që janë të ngarkuar në misionet e RKS-së për të ofruar shërbime konsullore”, ka thënë Shabani.


Në emër të ARC-së, Erdon Arifaj ka folur për qëllimin dhe rëndësinë e këtij trajnimi që siç ka theksuar ai është obligim ligjor.


“ARC, në bashkëpunim me MPJ-në është duke e përmbushur obligimin ligjor rreth ofrimit të trajnimit për funksionimin e gjendjes civile”, ka theksuar Arifaj. Sipas tij, qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri për shërbimet konsullore.


Gjatë pesë ditëve sa do të zgjasë ky trajnim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin njohuri rreth çështjeve konsullore, çështjeve financiare dhe shërbimeve të përgjithshme, çështjeve të auditimit, prokurimit, logjistikës, si dhe çështjeve ligjore dhe traktate. 


Pjesëmarrës janë 25 zyrtarë në MPJ të ngarkuar me çështje konsullore. 


Ky është aktiviteti i tretë që Akademia Diplomatike organizon në fushën e çështjeve konsullore. Në fund, pjesëmarrësit do të hyjnë në provim të organizuar nga ARC për çështje të regjistrit civil. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31