Ambasada e Francës dhuron libra për bibliotekën e Akademisë Diplomatike

Prishtinë, 11 korrik 2016 – Ambasada e Francës në Kosovë dhuron libra në gjuhën frënge për bibliotekën e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Skënder Durmishi, gjatë ceremonisë së pranimit të fondit të librave, e falënderoi ambasadoren e Francës në Kosovë, Sh. S. Znj. Maryse Daviet, për kontributin e ambasadës, shtetit të Francës, dhe të saj personal në përkrahjen e vazhdueshme për Akademinë Diplomatike. Gjatë vizitës, të dy ambasadorët diskutuan dhe u akorduan për aktivitetet e sivjetme të përbashkëta të dy institucioneve. 

 

Fondi i librave ndër të tjera përmban edicionin e fundit (2016) të Manualit Praktik të Protokollit të Jean Serres, dosjet e historikut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës “Le Quai d’Orsay”, novelën autobiografike të diplomatit Romain Gary, si dhe tituj të ndryshëm të fushave të diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, protokollit, politikës së jashtme, të gjitha në gjuhën frënge.

 

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendës ambasadorja e Francës si dhe zyrtarët e lartë të Akademisë Diplomatike.

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30