Trajnimet dhe kurset

Akademia Diplomatike në vazhdimësi organizon trajnime dhe seminare të ndryshme me partnerët e vet. Temat me fokus të veçantë janë: negociatat, marëdhëniet ndërkombëtare, paqja dhe siguria, diplomacia ekonomike, diplomacia publike, proceset dhe marrëdhëniet me BE, të drejtat e njeriut etj.

Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Institutin Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare-Clingendael, po implementon projektin trevjeçar, që ka si fokus zhvillimin e tri programeve të trajnimeve për nivele të ndryshme të zyrtarëve: 

- Programi i trajnimeve për diplomatë të rinj,

- Programi i trajnimeve për diplomatë të nivelit të mesëm,

- Programi i trajnimeve për diplomatë të nivelit të lartë,

 

Këto programe janë në dispozicion vetëm për zyrtarët e MPJ-së dhe shërbyes të tjerë civilë të linjës. Për aktivitetet e deritanishme luteni të ju referoheni linkut LAJME, ndërkaq për më shumë informata, na kontaktoni në Diplomatic.Academy@rks-gov.net.  

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31