Na ndiqni në:

Departamenti për Diplomaci Ekonomike

Misioni i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, ka të bëj me promovimin e interesit ekonomik kombëtar te Republikës se Kosovës në arenën ndërkombëtare, sensibilizimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja në sinergji me strategjitë ekonomike dhe programin e zhvillimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës, në kuadër edhe të politikave të integrimit në BE.

Drejtori i Departamentit, përgjigjet para Drejtorit te përgjithshëm për dhënien e këshillave, rekomandimeve lidhur me objektivat dhe misionin e Departamentit, si dhe për sigurimin e mëtejshëm të aktivitetit të Departamentit, me qëllim te përmbushjes se misionit të Departamentit. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Diplomaci ekonomike janë si më poshtë vijon:

  • Ndjekë ecurinë dhe të bënë vlerësimin e sistematik të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar te RKS-se ne aspektin bilateral dhe multilateral, dhe në bashkëpunim me Ministritë e linjës, misionet diplomatike brenda vendit dhe ato tona jashtë vendit dhe aktorë të tjerë shtetëror propozon aktivitete që mund të nxisin këto marrëdhënie;
  • Në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet tjera relevante krijon një klimë nxitëse, favorizuese për investitorët e huaj .
  • Përmes misioneve diplomatike promovon mundësitë ekonomike, potencialet dhe burimet natyrore, fizike dhe njerëzore të Kosovës.
  • Ndjek, mbështet dhe lehtëson, aktivitete të ndryshme promovuese, si ekspozita, panaire, forume, konferenca, unione, seminare, brenda dhe jashtë Kosovës, me të gjithë aktorët e tjerë shtetëror dhe privat në kudër të promovimit.
  • Propozon inicimin, ndihmon ne hartimin dhe përcjell zbatimin e marrëveshjeve me karakter ekonomik gjithherë në bashkëpunim me institucionet tjera relevante dhe departamentin ligjor të MPJ-së.
  • Hulumton procedurat e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare me karakter ekonomik/financiar dhe përcjell rrjedhat pas aderimit në këto institucione.
  • Koordinon dhe lehtëson bashkëpunimin e institucioneve të vendit me institucionet ekonomiko-financiare ndërkombëtare.
  • Bashkëpunon me ministritë e linjës, për hartimin dhe analizimin e çështjeve të politikave fiskale, politikave tregtare, bankare si dhe politikave te sektorëve të tjerë ekonomik.
  • Te mundësojë dhe ndërmjetësoj shkëmbimin e informacionit, lidhur me kërkesat e bizneseve kosovare, për me shume akses ne tregjet e huaja, rritje dhe diversifikim me te mirë gjeografik te tyre ne këto tregje.
  • Përmes misioneve të RK, mbron interesat e bizneseve kosovare qe tani me janë duke operuar ne tregjet jashtë Kosovës.
  • Në koordinim me institucionet e tjera identifikon sektorët më në nevojë, sektorët me atraktiv për investime te huaja dhe potencialin eksportues te Kosovës gjithherë bazuar në prioritetet sektoriale të qeverisë.
  • Njofton misionet diplomatike me ndryshimet e politikave fiskale dhe politikave tjera që kanë efekt në nxitje të investimeve të huaja dhe eksportit.
  • Kontribuon në koordinimin e punës me misionet tona jashtë dhe institucionet brenda vendit për shkëmbimin e informacioneve lidhur me zhvillimet dhe politikat ekonomike të Kosovës dhe vendeve që ata mbulojnë.
  • Siguron dhe përcjell materiale promovuese mbi potencialet dhe mundësitë ekonomike, resurset natyrore dhe njerëzore të Kosovës.
  • Të kontribuojë ne plotësimin e dosjeve te shteteve te ndryshme për pjesën ekonomike dhe tregtare.


Güner Ureya
Drejtor i Departamentit për Diplomaci Ekonomike
Tel: + 381 38 200 77 007 (zyrë)
Mobil: + 377 (0) 44 / 222 975
E-mail: guner.ureya@rks-gov.net
Web: www.mfa-ks.net