Na ndiqni në:

Departamenti për Marrëdhënie Dypalëshe

Departamenti për Marrëdhënie Dypalëshe (DMD):

  • Mbulon fushën e marrëdhënieve dypalëshe me pesë grupe gjeografike të shteteve si SHBA-në dhe Kanadanë, Azinë dhe Oqeaninë, Afrikën dhe Amerikave, Rusi dhe Euro-Azi dhe Lindje të Mesme dhe Vendet Arabe;
  • Mban kontakte me Përfaqësitë Diplomatike të këtyre shteteve;
  • Orienton politikat dhe harton strategjitë përkatëse ne raport me këto rajone gjeografike dhe me secilin prej këtyre vendeve specifike;
  • Harton politikat për pozicionin e Kosovës karshi këtyre rajoneve gjeografike dhe me secilin prej këtyre vendeve specifike;
  • Harton analiza të ndryshme që lidhen me raportet dypalëshe;
  • Mban kontakte me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës;
  • Bashkëpunon me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministritë e linjës në lidhje me interesin e tyre për bashkëpunim dypalësh me shtetet relevante;
  • Prioritizon marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej këtyre dy vendeve dhe ofron Ministrisë rekomandim për nismën e negocimitpër marrëveshjeve.

Drejtor: Prindon Sadriu
Email: dmd.mpj@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 025