Biografia

Enver Hoxhaj

Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës

Biografia e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj

Me 22 shkurt 2011 z. Enver Hoxhaj u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Enver Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovarë në të gjitha takimet. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

Si Kryetar i Komisionit për Arsim, Kulturë e Rini në Kuvendin e Kosovës, ai ka paraqitur zërin më të fuqishëm për çështje të arsimit, rinisë dhe të modernizimit të Kosovës.

Me 9 janar 2008, z. Enver Hoxhaj zgjidhet ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

z. Enver Hoxhaj diplomoi në vitin 1993 në Universitetin e Prishtinë - Dega e Historisë.
Studimet e rregullta pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin e Vjenës Geisteswissenschaftliche Fakultät, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikes.  Pas hulumtimeve të gjata nga viti 1994-2000 në Universitetin e Vjenës, Berlinit, Mynihut,Romës, Bolonjës, Firences dhe Parisit, mbrojti me sukses temën e doktoraturës. Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Universitetit të Vjenës dhe udhëheqës i ekipit hulumtues për Ballkanin në Ludwig Boltzmann Institut für Menschenrechte (1996-2000).

Gjatë viteve 2003-2004 ka qenë bashkëpunëtor shkencor (fellow) në London School of Economics –Center for Study of the Global Governance. Ai ka botuar punime shkencore në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe për çështje të etnicitetit, nacionalizmit, identitetit dhe të konflikteve etnike. Gjithashtu ka mbajtur ligjërata të ndryshme në shumë universitete të botës, si në University of Oxford, University College of London, Johns Hopkins University, Columbia University etj.

Nga viti 2006 është zgjedhur Profesor i Asocuar në Departamentin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroatishte.

Jeton në Prishtinë, me gruan Remzie, djalin Liri dhe vajzën Lea.

enver.hoxhaj@rks-gov.net

Qëndro i lidhur me Ministrin

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë