Viza për shtetasit e Kosovës
Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Ishujve Maldive. Në bazë të një marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë të gjithë shtetasit e Kosovës, bartës të pasaportave të Republikës së Kosovës, mund të udhëtojnë drejt Republikës së Turqisë pa viza.
Për të udhëtuar në vendet e tjera, shtetasit e Kosovës duhet patjetër të pajisen me vizë pranë ambasadave të këtyre vendeve ose ambasadave përgjegjëse për lëshimin e vizës përkatëse.
Nëse vendi në të cilin do të udhëtojë shtetasi i Kosovës nuk ka ambasadë të akredituar në Kosovë, ose ambasada e akredituar nuk bën lëshimin e vizave, atëherë pajisja me vizë mund të bëhet në ambasadën e atij vendi në ndonjë shtet tjetër.
Ambasadat dhe Zyrat diplomatike që lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në Republikën e Kosovës janë:
- Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë
- Ambasada e Zvicrës në Prishtinë (lëshon viza edhe për Austri dhe Francë)
- Ambasada e Italisë në Prishtinë
- Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë
- Ambasada e Italisë në Prishtinë
- Ambasada e Finlandës në Prishtinë
- Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë
- Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë
- Ambasada e Hungarisë në Prishtinë
- Ambasada e Kroacisë në Prishtinë
- Zyra Diplomatike e Belgjikës ( lëshon viza edhe për Holandë dhe Luksemburg)
- Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë
Disa ambasada që lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në shtetet fqinje dhe në rajon janë:
- Ambasada e SHBA në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Norvegjisë në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Çekisë në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Sllovakisë në Beograd - SERBI
- Ambasada e Suedisë në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Rumanisë në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Arabisë Saudite ne Tiranë - SHQIPERI dhe në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Spanjës në Shkup - MAQEDONI
- Ambasada e Indisë në Beograd - SERBI
- Ambasada e Izraelit në Beograd - SERBI dhe në Ankara - TURQI
- Ambasada e Polonisë në Shkup - MAQEDONI ose Tiranë - SHQIPËRI
- Dhënia e vizave të BeH për qytetarët e Kosovës
* Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon që para aplikimit për vizë në ndonjë shtet tjetër të interesuarit të kontaktojnë ambasadën e vendit në të cilin do të zhvillohet vizita ose Ministrinë e Punëve të Jashtme të atij vendi.



Stay Connected with MFA