Kiribati njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 25 tetor 2010 – Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010.

Në të njëjtën kohë, Republika e Kiribatit ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj falënderon drejtuesit e Bankës Zhvillimore të KE-së

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Pas vendimit të Bordit Drejtues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë Bankë, ministri...më shumë

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. më shumë