Hondurasi njeh Republikën e Kosovës

Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, z. Mario Canahuati.

Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatë një bisede të gjatë dhe të përzemërt telefonike u pajtuan gjithashtu që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Duke e falënderuar në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hyseni theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend.

Ndërkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë