Regjistrohu për info

Arkivi

Gusht 2014
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Samoa njeh pavarësinë e Kosovës

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, sot në orën 19.30 përmes një fax-i ka mbërritur njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga qeveria e shtetit të Samoas. Në notën verbale, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu thuhet:

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, sot në orën 19.30 përmes një fax-i ka mbërritur njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga qeveria e shtetit të Samoas. Në notën verbale, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu thuhet:

“I nderuari President,
I referohem letrës tuaj të datës 17 shkurt 2008 në të cilën e deklaroni Kosovën shtet të pavarur dhe në të cilën zyrtarisht kërkonit njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur.
Dëshiroj të theksoj se Qeveria e shtetit të Samoas ka vendosur t’a njohë pavarësinë e Kosovës.
Ne shpresojmë se pavarësia e Kosovës do të hasë në njohje edhe më të gjerë, gjë që do të ndihmonte në përmbylljen e konfliktit të viteve 90-ta, të cilat e dëmtuan Ballkanin Perëndimor dhe se do të arrijë stabilitet në rajon.
Ju dëshiroj Ju dhe popullit të Kosovës suksese ne përpjekjet tuaja për ndërtimin e shtetit”.
Nota verbale e njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës është nënshkruar nga kryeministri I shtetit të pavarur të Samoas, z. Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi.
Shteti i pavarur i Samoas gjendet në pjesën jugore të Oqeanit Pacifik. Ky vend është pavarësuar nga Zelanda e Re më 1 janar 1962.
Samoa është vendi i 47-të që e ka njohur shtetësinë e Kosovës.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

28.07.2014

Prishtinë, 28 korrik 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi ministrave të jashtëm të shteteve me shumicë të popullsisë myslimane, me rastin e festës së...më shumë

Sekretari Kerry i uron Ministrit Hoxhaj festën e Bajramit

27.07.2014

Prishtinë, 27 korrik 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e festimit të Bajramit të Madh, ka marrë një telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry.më shumë