Ambasadori i Emiratave të Bashkuara Arabe i dorëzon kopjen e letrave kredenciale Ministrit Hyseni
Me këtë rast, Ambasadori Al-Mualla i ka dorëzuar Ministrit kopjen e letrave kredenciale.
Në takim, Ministri Hyseni e ka falënderuar Ambasadorin e Emiratave të Bashkuara Arabe për përkrahjen që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pas-luftës.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për intesifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.



Stay Connected with MFA