Njohja e Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Swazilandit
Nota verbale, të cilën e keni në shtojcë, siç mund ta shihni nuk i adresohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës apo ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por ajo u drejtohet përfaqësuesve diplomatikë rezidentë dhe jo rezidentë të vet Mbretërisë së Swazilandit.
Në këtë notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Swazilandit i njofton misioneve veta diplomatike, se Mbretëria e Swazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit, me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes.



Stay Connected with MFA