Regjistrohu për info

Arkivi

Korrik 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Pas njohjes nga Lesoto, Hoxhaj vazhdon lobimin në Afrikë

Prishtinë, 12 shkurt 2014 – Pas njohjes së Kosovës nga Mbretëria e Lesotos, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një turne lobues në kontinentin e Afrikës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë qëndrimit atje, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me burrështetas të shumë shteteve të kësaj pjese të botës, në kuadër të angazhimeve për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën.

Hoxhaj do të prezantojë argumentet e fuqishme për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e këtij kontinenti të cilat pritet t’i bashkohen 106 vendeve të tjera të botës të cilat tashmë kanë marrë një vendim të tillë.

Ministri Hoxhaj, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, në kuadër të Samitit Franko-Afrikan që ishte zhvilluar në Paris, kishte takuar dhjetëra përfaqësues të lartë të shteteve afrikane, ndër të cilët edhe ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa.

Ministri Tsekoa të martën e ka informuar ministrin Hoxhaj se shteti i tij, Mbretëria e Lesotos, ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 106 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës

Vizita e ministrit Hoxhaj në Afrikë, pritet të ketë rezultate të rëndësishme konkrete në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj takon Mogherinin, MSA dhe heqja e vizave të realizohen gjatë presidencës italiane të BE-së

24.07.2014

Prishtinë, 24 korrik 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës udhëheq me presidencën e BE-së.më shumë

Hoxhaj priti ambasadoren e re gjermane, Berlini mbështetës i parezervë i Kosovës

24.07.2014

Prishtinë, 24 korrik 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të enjten në takim njohës ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila i dorëzoi kopjet e...më shumë