Na ndiqni në:

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Tongës

Prishtinë, 20 janar 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Në notën verbale që Misioni Diplomatik i Mbretërisë së Tongës në Londër i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Londër, është përcjell njoftimi zyrtar i Qeverisë së Mbretërisë së Tongës për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kam nderin të ju informoj se Qeveria e Madhërisë së tij, më 15 janar 2014, formalisht ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se Qeveria e Tongës vendos marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në notën verbale.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka njoftuar opinion publik për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës

Ministri i Jashtëm Pacolli në takim me Drejtorin e Bankës Botërore: Lufta kundër papunësisë së të rinjve të jetë prioritet i projekteve të reja të BB-sëMinistri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtimMinistri i Jashtëm Pacolli: Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë, Forumi Ekonomik vitin e ardhshëmMinistri i Jashtëm Pacolli: Qytetarët e Kosovës që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me Demarkacionin