Na ndiqni në:

Arrin nota verbale nga El Salvadori

Prishtinë, 4 tetor 2013 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit.

Në notë verbale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së El Salvadorit e informon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për vendimin e Qeverisë së Republikës së El Salvadorit për njohjen e Republikës së Kosovës shtet sovran.

Në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ministri Hoxhaj gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Latine dhe Qendrore, ku ka takuar përfaqësuesit e lartë të shteteve të kësaj pjese të botës.

Arritja e notës verbale nga El Salvadori ka formalizuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, që shtrihet në Amerikën Qendrore dhe ka mbi gjashtë milionë banorë.

Komunikatë për medie: Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram RexhepiHoxhaj në Forumin e Dubrovnikut: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtmeDemaj dënon sulmin tragjik në Barcelonë Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit, përgëzon për komunën shqiptare të Tuzit