Republika e Kosovës dhe Republika e Xhibutit vendosin marrëdhëniet diplomatike

Paris, 22 mars 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Xhibutit në Francë, Rachad Farah, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

Më tej, ambasadorët Kullashi e Farah rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Xhibutit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
 
Në ceremoni ishin të pranishëm Lulzim Hiseni, ministër këshilltar dhe Kadri Dakaj, konsull i Ambasadës së Kosovës, si dhe Mourad Houssein Mouti, këshilltar i parë dhe Fathia Moumin Bahdon, këshilltare e Ambasadës së Xhibutit, e bashkëpunëtorë të tjerë.

Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët Kullashi e Farah diskutuan ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë