Na ndiqni në:

Ekuadori po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë

Në takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministrin Hyseni ka folur për Kosovën në vitin e parë të pavarësisë së saj. Ai ka numëruar arritjet e shumta të institucioneve dhe të popullit të Kosovës në këtë vit të parë të pavarësimit të vendit.

Nju-Jork, 26 mars 2009

Hyseni ka folur për procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, për përpjekjet që po bën qeveria për të akomoduar komunitetet, për të arritura në fushën e ekonomisë etj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës edhe në këtë rast ka kërkuar që Qeveria e Ekuadorit ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Ambasadori i Ekuadorit ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve demokratike, si dhe të një shoqërie me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet.
Ai ka thënë se vendi i tij ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Kosovë. Ai ka theksuar se populli i Kosovës meriton çdo të mirë.
Sa i takon njohjes së Kosovës ambasadori Morejon-Pazmino ka theksuar se qeveria e vendit të tij do të ndjekë hap pas hapi proceset, do të shqyrtojë me kujdes zhvillimet që të arrijë vendimi i rëndësishëm për Kosovën.
 

Murtezaj: Kosova po zhvillohet me qasje serioze në iniciativat regjionale dhe evropianeMë 18 qershor fuqizohet Marrëveshja për ndihmë të dyanshme juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe TurqisëZv. ministri Valon Murtezaj takoi ambasadorin e Austrisë Gernot PfandlerRepublika e Kosovës vendos marrëdhënie diplomatike me Belizenë