Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Arrin nota verbale e njohjes së Kosovës nga Pakistani

Prishtinë, 27 dhjetor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika Islamike e Pakistanit.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, theksohet se ky shtet ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Pakistanit shpreh komplimente për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që të deklarojë se Republika Islamike e Pakistanit ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale.

Në notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit shpreh konsideratat më të larta për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Pakistani shtrihet në Azinë Jugore dhe ka një popullsi prej mbi 180 milionë banorë, duke qenë shteti i gjashtë më i populluar në botë.

Kryeqyteti i Pakistanit është Islamabadi dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuar prej vitit 1947.

Në kuadër të lobimit për njohjen e Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj disa herë ka takuar përfaqësues të lartë të Pakistanit.

Së fundi, në Xhibuti, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, më 17 nëntor 2012, ministri Hoxhaj, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

17.09.2014

Prishtinë, 17 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin për Çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerim të BE-së në Ministrinë e Jashtme...më shumë

Hoxhaj e Bushati inaugurojnë Konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano (Video)

16.09.2014

Milano, 16 shtator 2014 – Në një ceremoni të veçantë në Milano të Italisë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë prerë...më shumë