Ministri Hoxhaj emëron të ngarkuarin me punë për themelimin e Ambasadës në Australi

Prishtinë, 25 nëntor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar Skënder Durmishin, të ngarkuar me punë për themelimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi.
Shkarko me rezolucion më të madh

Pas emërimit, Durmishi tashmë ka udhëtuar për në Australi, ku ka filluar punën lidhur me procesin e themelimit të Ambasadës së Kosovës në Kanberra.

Qeveria e Australisë para pak kohësh, ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kosovës për hapjen e Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Që nga ajo kohë MPJ e Kosovës, në koordinim me institucionet e tjera shtetëror që merren me politikën e jashtme, kanë ndërmarr të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e kësaj Ambasade në shtetin mik, Australi.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Kanberra, ka qenë temë e bisedës që Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Australisë, Bob Carr, në një takim të zhvilluar në Paris.

Në takim po ashtu është biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Australi është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë