Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Hoxhaj: OSBE, mbështetëse e demokracisë në Kosovë

Prishtinë, 21 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Austri, ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar z. Zannieri, për reformat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Hoxhaj ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen që po i jep Kosovës në fushën e zhvillimit të demokracisë dhe të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së për për progresin që ka bërë Republika e Kosovës.

“Ky progres, këtë vit është përcjell edhe me largimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi Kosovën, gjë që e  ka bërë pavarësinë dhe sovranitetin tonë të plotë. Në të njëjtën kohë i ka bërë institucionet tona më të fuqishme dhe me kompetenca të plota”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimit.

Ai po ashtu ka theksuar sukseset që ka arritur shteti i Kosovës në procesin e njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës dhe integrimet e saj në sistemin ndërkombëtar, ku “gjysma e shteteve anëtare të OKB-së tashmë e kanë njohur Kosovën dhe Kosova po anëtarësohet në organizata të rëndësishme sikurse që është BERZH-i”.

Ministri Hoxhaj është fokusuar edhe në agjendën e integrimeve evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kosova po angazhohet fuqishëm në dy procese paralele, lëvizjen e qytetarëve pa viza si dhe procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, pas publikim të raportit të progresit.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, ka falënderuar për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës dhe për interesimin e OSBE-së që ta mbështesë këtë progres edhe më tutje, duke e konsideruar të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin brenda Kosovës dhe në rajon.

Në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë zyrtare në disa prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj takon Bushatin në Tiranë, Partneriteti Strategjik drejt përmbushjes së objektivave

15.09.2014

Tiranë, 15 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të hënën në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.më shumë

Telegram i ministrit Hoxhaj në 13 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

11.09.2014

Prishtinë, 11 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 13 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një telegram sekretarit amerikan të Shtetit...më shumë