Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Tailanda dhe Filipinet

Xhibuti, 18 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në mesin e shumë takimeve me personalitete të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me nënsekretarin për Punë të Jashtme të Filipineve, Rafael E. Seguis si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tailandës, Jullapong Nonsrichai.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj, gjatë takimeve i ka njoftuar përfaqësuesit e Tailandës dhe Filipineve në takimin e OBI-t, për progresin që po arrihet në Kosovë, në të gjitha fushat.

Duke folur për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, Hoxhaj tha se Kosova tashmë është njohur nga pothuajse gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka kërkuar nga dy zyrtarët e lartë, që shtetet e tyre t’i bashkohen pothuajse gjysmës së shteteve të botës, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.

“Procesi i njohjes është i pandalshëm, pavarësia është e pakthyeshme”, tha Hoxhaj, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike me Tailandën dhe Filipinet.

Nënsekretari për Punë të Jashtme i Filipineve, Rafael E. Seguis si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Tailandës, Jullapong Nonsrichai, gjatë takimeve të ndara me ministrin Hoxhaj, kanë vlerësuar progresin e gjithanshëm në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e Kosovës në hapat e mëtutjeshëm.

Zëvendësministri tajlandez, ka thënë se në Qeverinë e tij po formësohet një qëndrim pozitiv për ta njohur Republikën e Kosovës dhe se ai personalisht ka njohuri të thellë për rrugën e saj të pavarësisë.

“Ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Nonsrichai, gjatë takimit me Hoxhajn.

Ministri Enver Hoxhaj, në kuadër të lobimit për rritjen e numrit të njohjeve, më herët gjatë vitit ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tailandë si dhe është takuar me zyrtarët e lartë të këtij shteti në New York.

Edhe nënsekretari filipinas Rafael E. Seguis ka thënë se shteti i tij ka mirëkuptim të plotë për pavarësinë e Kosovës dhe se do ta shqyrtojë kërkesën për njohje.

Vizitat e ministrit Hoxhaj në Oqeani, kanë rezultuar me njohjen e Kosovës nga Papua New Guinea dhe Timori Lindor dhe pritet që kontaktet e shtuara të Hoxhajt me përfaqësues të shteteve në këtë rajon, të kenë rezultate të shpejta në njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera të kësaj pjese të botës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Përmbyllet me sukses konferenca për diplomacinë shumëpalëshe dhe Kosovën

25.11.2014

Vjenë, 25 nëntor 2014 – Përfundoi punimet konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia...më shumë

Mbahet në Vjenë konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale

24.11.2014

Vjenë, 24 nëntor 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës hapën sot në Vjenë konferencën dyditore për diplomacinë multilaterale të titulluar...më shumë