Regjistrohu për info

Arkivi

Prill 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Organizata e Bashkëpunimit Islamik rezolutë për njohjen e Kosovës

Xhibuti, 17 nëntor 2012 – Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka miratuar një rezolutë për Kosovën, në të cilën i bënë thirrje të gjitha shteteve të mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në rezolutën e miratuar në sesionin e 39 të këtij Këshilli të zhvilluar në Xhibuti, OBI-ja thërret shtetet anëtare të Organizatës që të shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Republikës e Kosovës, “e cila bazohet në të drejtën për liri dhe sovranitet dhe në praktikën  nacionale”.

Në rezolutë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-t, mirëpret progresin në Kosovë në 5 vjetët e shtetndertimit, veçanërisht përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, “e cila ka demonstruar progresin e vazhdueshëm në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit në punën institucionale në të gjitha drejtimet, në integritetit territorial, dhe i cili ka sjell paqe, stabilitet në Kosovë dhe rajon”.

Rezoluta është bashkësponsorizuar nga Turqia dhe Shqipëria dhe për miratimin e saj është zhvilluar një lobim i fuqishëm edhe nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjatë pjesëmarrjes zyrtare në punimet e  Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t, ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të kësaj organizate.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë punimeve të sesionit të Këshillit, ka mbajtur edhe një fjalim para 57 ministrave pjesëmarrës, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se gjatë pesë vjetëve të pavarësisë, Kosova ka qenë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

“Prandaj, unë dua të apelojë te të gjitha shtetet anëtare të OBI-it, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë. Njohja e Kosovës do të ishte mirënjohje dhe respekt për përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për dinjitet njerëzor, liri dhe pavarësi politike”, ka thënë Hoxhaj.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka prezantuar progresin që po arrihet në vazhdimësi në Kosovë, përkushtimin e saj për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

“Njohja e Kosovës nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe integrimi i saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili po ndodh në këtë kohë kur po mbahet kjo konferencë, është dëshmia më e mirë se Kosova po integrohet në sistemin ndërkombëtarë dhe po siguron njohje të plotë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Kosova është njohur nga 30 shtete anëtare të OBI-t, por kanë mbetur edhe 27 tjera që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj në fjalën e tij ka falënderuar edhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik,  për mbështetjen e Kosovës dhe kauzës së qytetarëve të saj për liri, demokraci dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj merr mbështetje në Romë për investimet, vizat dhe MSA-në (Video)

15.04.2014

Romë, 15 prill 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Romë ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, pak javë pas emërimit të saj në krye të diplomacisë italiane dhe formimit të...më shumë

Program bashkëpunimi ndërmjet akademive diplomatike të Kosovës dhe të Malit të Zi

15.04.2014

Prishtinë, 15 prill 2014 - Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Akademia Diplomatike e Malit të Zi kanë nënshkruar të martën një Program bashkëpunimi ndërmjet dy akademive.më shumë