Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Selimi: Anëtarësimi në BERZH, fitore e përbashkët e Kosovës

Prishtinë, 17 nëntor 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka prezantuar të dhënat zyrtare lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BRZH).
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Selimi gjatë konferencës ka thënë se anëtarësimi  i Kosovës në këtë institucion, është një fitore shumë e madhe e diplomacisë dhe ekonomisë kosovare.
 
“Së pari anëtarësia e Kosovës në BERZH ka rëndësi shumë të madhe diplomatike dhe politike, pasi që është rezultat i një përpjekje të gjatë i Kosovës me shtetet partnere dhe me vete BERZH për të arritur numrin e mjaftueshëm të votave, duke pasur parasysh mënyrën e votimit në BERZH, ku kërkohet arritja e dy të tretave të votave, kurse siç e dimë, gati 30 nga 65 anëtarët e deritashëm të EBRZH-it nuk e kanë njohur Kosovën bilateralisht”, ka thënë Selimi.

Në këtë kontekst, ai po ashtu ka theksuar se ka qenë një përpjekje shumë e gjatë e kryeministrit Thaçi, ministrit Hoxhaj, ministrit të Financave Hamza dhe ministres Çitaku, “të cilët tash e disa muaj janë angazhuar që të mbledhin votat një nga një për të arritur numrin e nevojshëm për anëtarësim në BERZH”.
 
Selimi po ashtu ka falënderuar ambasadoret dhe miqtë e Kosovës si dhe disa deputetë të opozitës dhe pozitës të cilët kanë qenë të gatshëm në situata specifike ta luajnë rolin e vet në shtete të ndryshme.

“Prandaj mund të them se ka qenë një përpjekje e përbashkët dhe e suksesshme e të gjithë spektrit politik e ekonomik, që të fitojmë anëtarësimin e Kosovës në BERZH”, ka thënë Selimi.

Zëvendësministri i Jashtëm po ashtu ka theksuar se arsyeja e dytë e rëndësishme e këtij anëtarësimi është ekonomike.

“BERZH është një bankë e  cila është krijuar që të ndihmojë shoqëritë dhe shtetet në tranzicion, ka kapital investues prej 10 miliardë euro në baza vjetore dhe Kosova me anëtarësimin në BERZH do të jetë marrëse e ndihmave bilaterale, kredive me kamata të ulëta dhe bizneset e ndryshme, ndersa ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në Kosovë do të kenë akçes direkt në këtë bankë shume të rëndësishme, si të gjitha shtetet e tjera të rajonit”, tha Selimi.

Duke iu referuar numrit dhe shteteve anëtare në këtë institucion, Selimi  po ashtu vlerësoi se anëtarësia e Kosovës në një shoqëri të tillë përfaqëson ndoshta fitoren më të madhe që nga anëtarësia në FMN dhe në Bankën Botërore ne planin multilateral dhe zhvillimor.

“Aplikimi jonë dhe anëtarësia jonë në BERZH është si shtet sovran, si Republikë e Kosovës pasi që në këtë Bankë mund të jenë anëtare vetëm shtetet dhe dy institucione BE-ja dhe Banka Evropiane Investive. Dhe tash, ne jemi anëtari i 66-të, i barabartë, fuqiplotë me e drejta sovrane të aksioneve por edhe te hua-marrjes dhe marrëdhënieve kontraktuale ne BERZH dhe në vitin 2013 presim që kjo të ketë efekte reale dhe të matshme në ekonominë kosovare qoftë përmes kreditimit të projekteve të partneritetit publiko-privat, qoftë përmes hapjes së mundësive për bizneset dhe bankat kosovare që të bëjnë kërkesa dhe aplikime për fonde direkte nga BERZH-i”, tha ai.

Zëvendësministri Selimi po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri Thaçi ka caktuar për javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe aktoreve shtetëror qe merren me ekonomi, ku do të diskutohet për modalitetet e krijimit të trupit i cili do të ndihmojë bizneset në përpilimin e projekteve serioze dhe formularëve e metodologjive të ndryshme me të cilat do të mundësohet hyrja e kapitalit dhe likuiditetit të BERZH-it në ekonominë dhe ndërmarrjet kosovare private si dhe në bankat e ndryshme.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj në shënimin e Ditës së Boshnjakëve, Kosova e të gjithëve dhe për të gjithë

28.09.2014

Prizren, 28 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Prizren ku ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës. më shumë

Hoxhaj takon shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Kosova plotëson kushtet për anëtarësim në këtë organizatë

27.09.2014

Prishtinë, 27 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, me të cilin kanë bashkëbiseduar për nevojën e thellimit...më shumë