Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Jemeni

Xhibuti, 16 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në mesin e shumë takimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri i Jashtëm i Jemenit, duke folur për mosnjohjen e Kosovës, ka thënë se shteti i tij është në një fazë të tranzicionit.

“Kjo ka qenë arsyeja pse  nuk kemi marr vendime të rëndësishme në politikën e jashtme. Kemi mirëkuptim të plotë e simpati për popullin e Kosovës dhe nuk kemi ndonjë pengesë politike apo juridike për të mos e njohur Kosovën”, ka thënë ministri Abu-Bakr Al-Qirbi, duke shprehur mbështetje për  rrugën e Kosovës së pavarur dhe progresin që ka bërë Kosova.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar homologun jemenas për progresin në Kosovë, në të gjitha fushat.

Duke folur për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, Hoxhaj tha se Kosova tashmë është njohur nga 30 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, 11 shtete të Ligës Arabe dhe të gjitha shtetet e Gjirit.

“Procesi i njohjes është i pandalshëm, pavarësia është e pakthyeshme”, tha Hoxhaj, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e relacioneve diplomatike me Jemenin.

Gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ministri Hoxhaj është takuar edhe me ministrat e jashtëm të Kuvajtit, Omanit, Çadit, Brunej Daresalamit dhe shumë përfaqësues të tjerë të shteteve anëtarë të kësaj organizate. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare mbledhë përfaqësues kyç rajonalë dhe ndërkombëtarë për dialog jetik dhe pajtim

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Java e Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë shënoi mbrëmë hapjen e Konferencës Ndërfetare në Pejë, e cila do të zhvillohet nga 24-26 maj. Kjo konferencë, e cila bashkon përfaqësues të feve kryesore...më shumë

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë