Regjistrohu për info

Arkivi

Dhjetor 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen nga Kameruni

Xhibuti, 15 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka zhvilluar takime të ndara me shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, anëtare të kësaj organizate.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e deleguar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kamerunit, Adoum Gargoum, nga i cili ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Hoxhaj e ka njoftuar homologun kamerunas për progresin që është arritur në Kosovë gjatë pothuaj pesë vjetëve të pavarësisë.

Ai e ka njoftuar ministrin Gargoum për procesin e suksesshëm të shtetndërtimit, ndërtimin e institucioneve qeverisëse moderne në nivel qendror dhe lokal, reformat e thella ekonomike e sociale, procesin e ndërtimit të një sistemi modern gjyqësor dhe të sigurisë.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar fokusimin e Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes sigurimit të njohjeve nga gjysma e shteteve anëtare të  OKB-së, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legalisht ka konfirmuar të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran dhe kjo nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kemi larguar mbikëqyrjen ndërkombëtare të Kosovës dhe sot Kosova është një vend me pavarësi dhe sovranitet të plotë”, ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër, ministri i deleguar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kamerunit, Adoum Gargoum, ka thënë se shteti i tij nuk ka asnjë arsye politike apo juridike që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, duke shprehur simpatinë e popullit të tij për popullin e Kosovës.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Xhibuti, ka zhvilluar takime edhe me ministrat e Punëve të Jashtme të Katarit, Arabisë Saudite, Bahrejnit, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi takoi në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme, Mogherini dhe Komisionarin për Zgjerim, Hahn

18.12.2014

Bruksel, 18 dhjetor 2014 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, është takuar të enjten me...më shumë

Zëvendëskryeministri Thaçi u takua me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn

18.12.2014

Bruksel, 18 dhjetor 2014 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, është takuar edhe me Johannes Hahn, Komisioner për...më shumë