Regjistrohu për info

Arkivi

Mars 2015
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Ambasadori Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk Abdullah Gül

Ankara, 15 nëntor 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, u prit të mërkurën në Pallatin Presidencial të Turqisë, me nderimet me të larta shtetërore nga presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në një bisedë miqësore, ambasadori Spahiu përcolli mesazhin dhe përshëndetjet  e presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk.

Me këtë rast, ambasadori falënderoi presidentin turk për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Turqinë si vend mik dhe partner në rajon, i cili ka mbështetur Kosovën para dhe pas pavarësisë dhe me të cilën ndan synime të ngjashme integruese dhe aspirata për të ardhmen euro-perëndimore.

Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet, miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.

Ambasadori Spahiu njoftoi presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, edhe për progresin që ka bërë Kosova në këto vite të pavarësisë së saj si dhe për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.

Presidenti Gül siguroi ambasadorin se Turqia ka konsideratë të veçantë për Kosovën dhe se ajo do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, siç ka bërë edhe deri më tani në aspektin politik dhe sidomos në zhvillimin e saj ekonomik.

Ai i dha prioritet zhvillimit ekonomik të  Kosovës dhe mbështetjes së Turqisë në këtë aspekt në fusha të ndryshme zhvillimore, përmes investimeve të drejtpërdrejta dhe duke kërkuar forma të shumta të bashkëpunimit.

Gül shtoi se Turqia e konsideron Kosovën partner dhe vend mik të rëndësishëm në rajon.

Ambasadori Spahiu vazhdoi nga Pallati Presidencial në Çankaja për në Mauzolen e Ataturkut, ku vuri kurorë mbi varrin e themeluesit të Turqisë moderne.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi thotë se roli i Gjermanisë është jetik për Ballkanin

02.03.2015

Berlin, 2 mars – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Hashim Thaçi, ka mbajtur takime me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, dhe zyrtarët të tjerë të lartë të...më shumë

Thaçi në Berlin, ekonomia prioritet

01.03.2015

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij gjerman, për dy ditë radhazi do të qëndrojë në Berlin. më shumë