Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Ministri Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Xhibuti, 15 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Sesionin e 39-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj, në Xhibuti ka shkuar me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Ekmeledin Ihsanoglu, si dhe me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Xhibutit, Mahmoud Ali Jusuf, i cili udhëheq këtë sesion të Këshillit.

Vizita e ministrit Hoxhaj në Xhibuti, ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit të rëndësishëm të OBI-t në mesin e 57 shteteve anëtare të saj si dhe faktit se ministri Hoxhaj është i ftuar zyrtarisht, për herë të parë, që të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të saj.

Po ashtu, vlen të theksohet fakti se pas angazhimit të fuqishëm të ministrit Hoxhaj dhe të kontakteve të shpeshta me udhëheqësit e OBI-t, Kosova do të jetë temë e veçantë e paraparë në rendin e ditës të këtij sesioni të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës.

Ministri Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në punimet e OBI-t, përveç takimeve me udhëheqësit e organizatës dhe ministrin e Jashtëm të Xhibutit, do të ketë mundësi të takohet me dhjetëra liderë të shteteve anëtare të kësaj organizate, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Organizata për Bashkëpunim Islamik me 57 vende anëtare, është organizata e dytë më e madhe në botë për nga anëtarësia, pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më herët, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, ndër të cilat edhe një rezolutë ku i bëhej thirrje vendeve anëtare që të marrin në konsideratë njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Qasja e OBI-t ndaj Kosovës, konsiderohet se ka pasur ndikim të rëndësishëm në evoluimin e qëndrimeve politike të shteteve anëtare, në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës.

Nga 57 shtete anëtare të OBI-t, Kosova është njohur nga 30 prej tyre, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet rritja e numrit të njohjeve nga shtetet anëtare të kësaj organizate. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania dhe Franca nominojnë bashkërisht Selimin

24.10.2014

Prishtinë, 24 tetor 2014 - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë nominuar bashkërisht zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, për programin e festimit të...më shumë

Ministrat Hoxhaj e Ismajli në Beograd, flasin për nevojën e bashkëpunimit ekonomik paralelisht me zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon

23.10.2014

Beograd, 23 tetor 2014 - Kosova është përfaqësuar me delegacionin më të lartë shtetëror ndonjëherë në Serbi në Konferencën e Ministrave të Jashtëm dhe për Ekonomi të Ballkanit Perëndimor, që...më shumë