Regjistrohu për info

Arkivi

Prill 2015
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Hoxhaj falënderon Berishën për përkrahjen e gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën

Tiranë, 12 nëntor 2012 – Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Kryeministri Berisha ka shprehur gëzimin e tij për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

“Ju përgëzoj zoti ministër, jam gëzuar shumë për njohjen e fundit që erdhi nga Timori Lindor. Ky shtet, njëjtë si Kosova, ka sakrifikuar shumë për pavarësi”, tha Berisha, duke shprehur mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të Shqipërisë për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu shprehu mbështetje për angazhimin dhe punën e fuqishme të institucioneve të Kosovës në rrugën evropiane.

Berisha ka shprehur përkrahjen e Shqipërisë edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke thënë se shtetet fqinje duhet t’i zgjidhin çështjet e hapura, bilateralisht.

Ai po ashtu vlerësoi marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të implemetohet sa më shpejt.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka informuar kryeministrin Berisha për progresin e vazhdueshëm në Kosovë, për njohjet e fundit si dhe për perspektiven integruese evropiane të Kosovës.

“Kam falënderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen në procesin e njohjeve, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajone, evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Selimi priti ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Hafsa Abdulla Mohammed Al Ulama

01.04.2015

Prishtinë, 1 prill 2015 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti në një takim pune Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në...më shumë

Thaçi priti ambasadorin izraelit në Beograd, Yossef Levy

01.04.2015

Prishtinë, 1 prill 2015 – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, i cili po realizon një...më shumë