Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Sot në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Sot, (E enjte, 8 nëntor 2012) në Prishtinë fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Punimet e Konferencës fillojnë në ora 15:30 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë.

Mirëpo, paraprakisht, sot, e enjte, në ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në Sallën P-32, zhvillohet një konferencë për medie, ku do të jepen detaje rreth agjendës si dhe do të flitet për qëllimet dhe objektivat e Konferencës Ndërkombëtare “Germia Hill”.

Në konferencën për medie, do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ian Cliff, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu si dhe Drejtoresha Ekzekutive e British Council në Kosovë, Arjeta Emra.

Ftojmë përfaqësuesit e medieve të ndjekin këtë konferencë, në të cilën do të pajisjen edhe me agjendën e plotë dhe listën e pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”, e cila do të zhvillohet nga data 8 deri më 10 nëntor në Prishtinë, ku do të marrin pjesë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

Në konferencë po ashtu do të shpaloset edhe bursa Martti Ahtisaari,

Për më shumë informata, përveç webfaqes së MPJ-së, mund të na ndiqni në Facebook - Ministry of Foreign Affairs - Republic of Kosovo, si dhe në Twitter - @germiahillconf.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj takon ambasadorët, siguron mbështetje për qasjen multilaterale të Kosovës

23.09.2014

Prishtinë, 23 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch.më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

17.09.2014

Prishtinë, 17 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin për Çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerim të BE-së në Ministrinë e Jashtme...më shumë