Nesër në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 7 nëntor 2012 – Nesër, (E enjte, 8 nëntor 2012) në Prishtinë fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Punimet e Konferencës fillojnë në ora 15:30 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë.

Mirëpo, paraprakisht, të enjten, në ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në Sallën P-32, zhvillohet një konferencë për medie, ku do të jepen detaje rreth agjendës si dhe do të flitet për qëllimet dhe objektivat e Konferencës Ndërkombëtare “Germia Hill”.

Në konferencën për medie, do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ian Cliff, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu si dhe Drejtoresha Ekzekutive e British Council në Kosovë, Arjeta Emra.

Ftojmë përfaqësuesit e medieve të ndjekin këtë konferencë, në të cilën do të pajisjen edhe me agjendën e plotë dhe listën e pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”, e cila do të zhvillohet nga data 8 deri më 10 nëntor në Prishtinë, ku do të marrin pjesë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

Në konferencë po ashtu do të shpaloset edhe bursa Martti Ahtisaari,  

Për më shumë informata, përveç webfaqes së MPJ-së, mund të na ndiqni në Facebook - Ministry of Foreign Affairs - Republic of Kosovo, si dhe në Twëitter - @germiahillconf.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë