Hoxhaj kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Belgjikës për proceset integruese të Kosovës

Prishtinë, 7 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim njohës Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, Jorezidente në Kosovë, Anick Van Calster, e cila ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj ka njoftuar Ambasadoren Calster për proceset në Kosovë, fuqizimin e  vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Belgjika ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Ai kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Belgjikës veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Në këtë kontekst, Hoxhaj dhe Calster, kanë diskutuar për marrëveshjet që do të nënshkruhen ndërmjet dy vendeve në të ardhmen e afërt.

Ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, Jorezidente në Kosovë, Anick Van Calster, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Belgjikës për shtetin e Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë