Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës

Prishtinë, 28 tetor 2012 – Përmes një letre dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O\'Neill ka konfirmuar vendimin e Qeverisë së tij për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të Punëve të Jashtme dhe Qeverive.

“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Thaçi.

Në këtë letër, Kryeministri Peter O\'Neill  konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

“Kam nderin që t’ju njoftoj, dhe përmes juve edhe Qeverinë e Republikën e Kosovës se Qeveria e shtetit të pavarur të Papua Guineas së Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kryeministri O\'Neill në letër, duke uruar popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përpjekjet dhe aspiratat e tyre.

Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

17.09.2014

Prishtinë, 17 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin për Çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerim të BE-së në Ministrinë e Jashtme...më shumë

Akademia Diplomatike e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën Diplomatike të Estonisë

17.09.2014

Tallin, 18 shtator 2014 - Akademia Diplomatike e Kosovës ka zgjeruar listën e partnerëve për bashkëpunim profesional në lëmin e trajnimeve dhe të forcimit të aftësive profesionale të stafit diplomatik.më shumë