Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj: Njohja nga Vatikani, inspirim për shtetet tjera

Prishtinë, 6 tetor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me delegatin apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është nunci apostolik për Slloveni.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj e ka informuar atë për zhvillimet në Kosovë, për agjendën evropiane të Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe për njohjet e reja të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.
 
Ai ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Vatikani për Kosovën.

Hoxhaj dhe Janusz po ashtu kanë biseduar për format e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja eventuale nga Vatikani, do të ishte inspirim për shumë vende të botës që të ndjekin shembullin e njëjtë.

“Po ashtu kjo do të ishte një mirënjohje për vuajtjet e mëhershme dhe angazhimin e fuqishëm aktual të popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik në përputhje të plotë me vlerat më të mira demokratike evropiane, pasi që Kosova është shtet evropian edhe me histori, edhe me gjeografi dhe me kulturë”, ka thënë Hoxhaj.

Delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj uron ministrin Kurz me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

27.10.2014

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi homologut Austriak Sebastian Kurz, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë.më shumë

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë