Na ndiqni në:

Hoxhaj: Bahama t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur Kosovën

New York, 26 shtator 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New York, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell.

Gjatë bisedës, Ministri Hoxhaj tha se Kosova dhe Bahama ndajnë vlera të përbashkëta të përpjekjeve për liri dhe demokraci.

Hoxhaj po ashtu e ka informuar homologun Mitchell për progresin e madh që është arritur në Kosovë në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të gjithanshëm të shtetësisë, pas shpalljes së pavarësisë.

Ai theksoi suksesin që është arritur në të gjitha fushat, duke veçuar edhe largimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës,

“Kosova është një vend me pavarësi dhe sovranitet të plotë dhe janë pothuajse gjysma e shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën. Andaj, edhe Bahama duhet t’i bashkohet vendimit të shteteve sovrane demokratike, duke e njohur Kosovën”, tha Hoxhaj, gjatë takimit me Mitchell.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell shprehu simpatinë e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Bahama do të jetë përkrah shtetit të Kosovës.

Ministri Selimi priti ambasadorin e ri të KuvajtitMinistri i Jashtëm Selimi në ministerialin e shteteve të Ballkanit Perëndimor: Kosova meriton të ketë seli dhe pozita drejtuese në nisma rajonaleMurtezaj takoi zyrtarë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të FrancësMinistri Selimi: Anëtarësimi në NATO është interes shtetëror i Kosovës