Na ndiqni në:

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Singapori

New York, 26 shtator 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar Ministrit të Singaporit kërkesën formale për njohjen e pavarësisë së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Ministri Hoxhaj ka thënë se shtetet e vogla si Singapori dhe Kosova duhet të mbështesin njëra-tjetrën.

“Ne jemi të interesuar të lidhim marrëdhënie diplomatike, por paraprakisht Singapori duhet të njohë edhe formalisht pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konfirmuar legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, asnjë shtet nuk kanë arsye që të zvarrisë njohjen e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Drejtësisë, Kasiviswanathan Shanmugam ka thënë se shteti i tij do ta shqyrtojë kërkesën e Ministrit Hoxhaj për të njohur Kosovën.

Ai ka siguruar Ministrin Hoxhaj se Singapori ka një qëndrim shumë pozitiv për shtetin e pavarur të Kosovës.

Ministri Hoxhaj gjatë këtij viti ka vizituar disa herë shtete të ndryshme të Oqeanisë, në përpjekje për të përmbyllur procesin e njohjeve.

Ministri i Jashtëm Selimi priti Ambasadorin Zaki, i dërguar i Presidentit të EgjiptitAkademia Diplomatike nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me Shkollën Nacionale të Administratës në Francë Ministri i Jashtëm Selimi priti një delegacion të MPJ-së së EstonisëMinistri Selimi: Anëtarësimi në NATO është interes shtetëror i Kosovës